75 Mall Live Search
12:04 / E Diele, 29 Nëntor 2020 / OSH

Australia po përballet me një valë të nxehti e cila po shkakton temperatura rekord!

Gjatë natës, në qytetin e Sidneit, temperatura më e ulët arriti një vlerë historike prej 25,4 gradë Celsius, duke arritur në 30 gradë Celsius në orën 4 e gjysmë të mëngjesit.

Sipas meteorologëve, vlerat gjatë ditës iu afruan 50 gradëve Celsius dhe kjo valë pritet të zgjatë rreth një javë.

Shteti juglindor i New-South-Wellsit njoftoi për rrezik zjarresh në disa pjesë të territorit.

Autoritetet filluan punën për shuarjen e 60 vatrave të reja me zanafillë kodrat me shkurre, duke përdorur forcat në terren dhe helikopterët zjarrfikës.

Flakët pushtuan të paktën një shtëpi të banuar por rreziku deri tani rezulton i ulët.

Fikjen e zjarreve sikundër vitin e kaluar po e komplikojnë erërat e forta rajonale.

Vitin e kaluar, flakët në Australi shkrumbuan rreth 24 milionë hektarë tokë, shkatërruan mbi 3 mijë shtëpi dhe vranë të paktën 33 veta, ndërkohë që shpërngulën gati 3 miliardë kafshë nga habitati i tyre.

Vendi këtë vit rrezikohet edhe nga pandemia e koronavirusit, ndaj autoritetet kanë udhëzuar banorët të respektojnë distancat e sigurisë për të mos e përhapur më tej infeksionit.