75 Mall Live Search
19:59 / E Diele, 29 Nëntor 2020 / C E

E turpshme – Gent Cakaj sulmohet në Shqipëri pse e vizitoi Prekazin e Adem Jasharit

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj bëri një postim në nderë të 28 Nëntorit.

Cakaj publikoi një fotografi para shtëpisë legjendare të familjes Jashari në Prekza duke nderuar sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës, shkruan Indeksonline.

Por ky nderim i ministrit Shqiptar nuk i ka pëlqyer dikujt në Shqipëri, shkruan Indeksonline.

Sekretarja e Përgjithshme e Organizatës për Bashkëpunim Austri – Shqipëri, Majlina Cullhaj ka sulmuar Cakajn pse bëri një postim për familjen Jashari që u masakrua pamëshirshëm nga forcat serbe.

Kështu feston Ministri i Përkohshëm i Jashtëm shqiptar Gent Cakaj Ditën e Pavarësisë së Shtetit Shqiptar. Duke thënë, Prekaz, Drenicë zemra e shqiptarisë. Çfarë të bëjë me këtë”, ka shkruar ajo në Twitter.

Megjithatë,  përkundër këtyre shkrimeve tendencioze dhe propagandistike, Cakaj gëzon një respekt të madh në të dy anët e kufirit shqiptar. /IndeksOnline/