75 Mall Live Search
12:27 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / OSH

MAShT, tregon pse sot kanë vendosur të jetë ditë mësimi

Ndonëse gjithherë për nder të 28 Nëntorit, ka qenë ditë pushimi në shkolla të Kosovës, këtë herë Qeveria ka vendosur që të mos pushohet të hënën, raporton IndeksOnline.

Në një arsyetim të MASHT-it bëhet e ditur se vendimi i Qeverisë që të jetë ditë pune edhe në institucionet arsimore, është bërë në shenjë solidarizimi me të gjithë ata që po punojnë pa pushim në përballje me pandeminë.

“Bazuar në Ligjin për arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës, MASHT-i ka nxjerrë Udhëzimin administrativ për kalendarin shkollor 2020-2021, i cili nuk është ndryshuar.

Prandaj, MASHT-i fton të gjitha institucionet arsimore që të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për të realizuar planprogramin mësimor”, theksohet në komunikatën e MASHT-it. 

Ndëkaq përmes kësaj komunikate MASHT-i, po ashtu, u bënë thirrje të gjitha institucioneve arsimore që të kujdesen për zbatimin e të gjitha rekomandimeve të IKSHPK-së dhe MASHT-it nga të gjithë aktorët pjesëmarrës në shkolla.

Ndryshe një numër i madh i shkollave nuk kanë përfillur këtë vendim, duke iu përgjigjur ftesës së SBASHK-ut që e hëna të jetë ditë pushimi.