75 Mall Live Search
19:33 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / Blerim

Kastrati pret në vizitë ish Kongresmenin Amerikan Jerry Weller

Kryetari i komunës Qëndron Kastrati bashkë me anëtarë nga kabineti qeverisës, sot ishin nikoqirë të ish Kongresmenit Amerikan Jerry Weller.

Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi me investitorët gjerman dhe shqiptarë, si dhe diskutime lidhur me hapat që do ndërmerren lidhur me projektin KIKA HILLS.

I pari i komunës, tha se është tejet i lumtur që për potencialin e Kamenicës po interesohen edhe nivele të ish kongresmenit Weller.

“Sot isha nikoqir i z.Weller e investitorëve gjerman dhe shqiptarë, ku diskutuam për projektin më të madh turistik “KIKA HILLS”, që pritet të investohet në Kamenicë, konkretisht në malet e mrekullueshme të Kikës, si njëra nga zonat më me potencial për zhvillimin e turizmit”, tha ai.

Sipas tij, mbështetja komunale është e plotë në të gjitha proceset, në mënyrë që ky investim të gjenerojë vende të reja të punës e të tërheqë vëmendjen në nivelin nacional.

Ndërkaq, ish kongresmeni Weller, tha se është i lumtur që arriti ta vizitoj Kamenicën dhe të shoh nga afër bukurinë dhe potencialin e vendit ku pritet investimi.

Ai bashkë me bashkëpunëtorët tjerë, falënderuan kryetarin Kastrati për bashkëpunimin dhe gatishmërinë në jetësimin e këtij projekti.