Fatmir Gashi, kryetari i ri i KB Pejës!

Klubi basketbollistik, KB Peja e ka konfirmuar se Fatmir Gashi do të jetë kryetari i ri.
Kuvendi zgjedhor u mbajt në formën online dhe të gjithë delegatët votuan që Gashi të jetë kryetari i ri klubit, transmeton Indeksonline.
Njëkohësisht, janë zgjedhur edhe dy nënkryetarë: Egzon Kelmendi dhe Mentor Sahiti.
Kjo është hera e katërt që Fatmir Gashi do ta udhëheqë KB Pejën./Indeksonline/