75 Mall Live Search
23:10 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / OSH

Atmosferë festive në shtëpinë e Gentës dhe Huseyin, çifti fillojnë përgatitjet për fundvit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, po e shijon në maksimum lidhjen e saj me biznesmenin turk, Huseyin Usta.

Së fundmi, çifti duket se po përjetojnë frymën e festave të fundvitit, pasi në shtëpinë e tyre kanë filluar përgatitjet për festat e dhjetorit.

Ka qenë Genta ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory një imazh, ku ka treguar atmosferën festive në shtëpinë e saj dhe të dashurit të saj.

Foto: Genta Ismajli/InstaStory

Çifti aktualisht janë duke jetuar në shtëpinë e të dashurit të Gentës në Zvicër, pasi ai operon me biznesin e tij atje.

Nga pamjet, duket se gjithçka është rregulluar me shije në ambientet e çiftit, të cilët kanë paralajmëruar dasmë vitin tjetër.