75 Mall Live Search
10:43 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / OSH

Prizren/ Shkoi për të mprehur sëpatën por fjalosen dhe sulmohet nga i dyshuari

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është njoftuar edhe për një lëndim të rëndë trupor, në Prizren.

Sipas policisë, viktima kishte shkuar tek i dyshuari për të mprehur sëpatën, ku pas një mosmarrëveshje me fjalë, i dyshuari e sulmon pikërisht me sëpatë.

“Rr. Zahir Pajaziti, Prizren 01.12.2020 – 11:30. Derisa viktima mashkull kosovar kishte shkuar për ta mprehur një  sëpatë  tek i dyshuari mashkull kosovar dhe pasi që  palët ishin fjalosur ndërmjet vete,  i dyshuari kishte sulmuar fizikisht viktimën  duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Pas marrjes së trajtimit mjekësor, viktima është  liruar për  shtëpi. Ndërsa  i dyshuari është  arrestuar dhe me vendim  të  prokurorit  dërgohet në  mbajtje”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/

/Foto ilustrim/