75 Mall Live Search
12:03 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / OSH

Vjosa Osmani rikthehet në zyrë pas infektimit me Covid19

Pas dy javësh, u.d. e presidentes Vjosa Osmani është rikthyer në zyre për shkak të Covid19, shkruan IndeksOnline.

Ajo bëri thirrje sërish që qytetarët të kenë kujdes të shtuar pasi Covid-19 ka lënë shume familje pa më të dashurit e tyre.

Postimi:

Jam rikthyer në zyre pas një izolimi dyjavor për shkak të virusit Covid-19. Kam bërë thirrje gjithnjë, e tani pas ekperiences sime dhe të familjes me virusin, ju lutem sërish që të keni kujdes të shtuar e të vazhdueshëm. Tashmë virusi është çdoku. Ne ishim me fat ta luftonim virusin me sukses, por, fatkeqësisht, ky nuk është fati i të gjithëve.

Covidi-19 ka lënë shume familje pa më të dashurit e tyre, i ka rrëmbyer ata padrejtësisht pa pasur mundësinë për të dhënë pershendetjet e fundit.

Derisa bashkëndjejmë me ata që janë goditur më së shumti, inkurajojmë ata që janë në vijën e parë të frontit me virusin, e nderojmë kujtimin e atyre që nuk janë më në mesin tonë, ky fundvit le të na shërbejë për të reflektuar mbi atë se çfarë çmojmë më së shumti në jetë, çka na bashkon, dhe çka na jep motiv të dalim triumfues ndaj këtij armiku të përbashkët. Të vleresojmë e të jemi falenderues për njërëzit që janë në jetët tona, e mënyra më e mirë për t’u dëshmuar dashurinë e respektin në këto kohë është duke mbajtur distancën, pastruar duart, e duke mbajtur maskën.

Të gëzojmë bekimet tona duke treguar kujdes. Duke u kujdesur për veten, kujdesemi edhe për të tjerët.

Prandaj, edhe njëherë: distanca, duart, maska!

Faleminderit!