“Boeing 737 MAX” i sigurt për fluturim

Avionët famëkeq, “Boeing 737 MAX”, pritet në fund të muajit të lejohet të fluturojnë sërish pas aksidenteve të bujshme të dy vjetë të kaluar.
Avioni amerikan i tipit “Boeing 737 MAX” është rikthyer në fluturim 20 muaj pas pezullimit për shkak të dy aksidenteve fatale.
87 pasagjerët e parë kryen të mërkurën një udhëtim promocional 50-minutësh nga shteti i Teksasit në Oklahoma për të garantuar publikun se ata janë të sigurt.
Në rrethanat e pandemisë, ata u detyruan të mbanin maska dhe distancë nga njëri-tjetri.
Drita jeshile për fluturimet u dha muajin e kaluar pasi u mor konfirmimi se mekanikët dhe inxhinierët kanë bërë ndërhyrjet e nevojshme për të shmangur avaritë e muajve të shkuar.
“Jam shumë i sigurt për fluturimet e reja me MAX-in. Kemi marrë vlerësime inkurajuese nga ndryshimet në sistem, nga trajnimet, nga simulimi i fluturimeve në kushte të caktuara. Pilotët, autoriteti i aviacionit federal dhe ekipi ynë i sigurisë kanë sërish besim te këta avionë.”
Avionët e gjigantit amerikan “Boeing” kanë hasur kufizime që pas përfshirjes në dy aksidente të mëdha, që do u kushtonin jetën 346 personave.
Aksidenti i parë ndodhi në tetorit të vitit 2018 në Indonezi, ndërsa pak muaj më vonë, në mars të 2019-s, një avari e ngjashme me sistemin e manovrimit do të vriste tërë ekuipazhin dhe pasagjerët e një linje të Etiopisë.
Dëmet në imazh dhe dëmshpërblimet që kompania “Boeing” u detyrua t’u bënte kompanive ajrore llogaritet në rreth 20 miliardë dollarë.