Drita ndjek Ballkanin në krye, Llapi në zonën e kuqe

Drita ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen e mbetur të javës së parë pasi që kishin ndeshje në garat evropiane.
Intelektualët mposhtën Llapin me rezultat 1-0 në këtë sfidë të vështirë por shumë të rëndësishme në luftën për kreun e tabelës, shkruan Indeksonline.
Golin e vetëm në sfidë e shënoi Ardian Limani në minutën e 17-të të ndeshjes. Kapiteni i Dritës përfitoi nga një pasiguri e portierit të skuadrës mysafire.
Drita pati edhe një mundësi shumë të mirë në pjesën e dytë por fati dhe shtylla e ndihmuan Llapin.
Skuadra nga Podujeva shënoi tre minuta para fundit por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Me këtë fitore, Drita është në vendin e dytë me 33 pikë, dy më pak se Ballkani që kryeson tabelën.
Në anën tjetër Llapi mbetet në vendin e parafundit në tabelë me 11pikë. /IndeksOnline/