19:47 / E Enjte, 03 Dhjetor 2020 / Blerim

Banorët e rrugës ” Bajram Bahtiri” në Prishtinë dhe rrugët përreth nuk do të kenë ujë nga ora 10:00 deri në ora17:00

Ujësjellësi rajonal KRU”Prishtina”, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme, 4 dhjetor 2020, e premte  do të zhvillohen disa punime teknike, në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit.

Bëhet fjalë për punime në ndërrimin e gypit të ujit në rrugën ” Llapi” në Prishtinë, projekt ky i financuar nga KRU”Prishtina” dhe Komuna e Prishtinës.

Për shkak të punimeve konsumatorët e rrugës ” Bajram Bahtiri ” dhe rrugët përreth , se do të kenë nesër ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 17:00.