19:50 / E Enjte, 03 Dhjetor 2020 / Blerim

Mbyllen pjesët e para të takimeve në Evropa Ligë, këto janë rezultatet interesante

Tashmë kanë përfunduar edhe pjesët e para të 12’të takimeve të orës 18:55 që po zhvillohen në kuadër të rundit të gjashtë të fazës së grupeve në Evropa Ligë.

Pjesa e parë më interesante e këtij tërmin u zhvillua në takimin Milan Celtic, pasi skuadra italiane ishte në disavantazh nga ajo skoceze me dy gola, por që Calhanoglu dhe Castillejo u përkujdesën për ta barazuar rezultatin në 2:2, shkruan IndeksOnline

Ndeshje e mirë po zhvillohet edhe ajo ndërmjet Lask dhe skuadrës së Tottenhamit, ku pjesa e parë u mbyll në 1:1.

Edhe në këtë takim, të parët shënuan vendasit, ndërsa rezultatin në 1:1 e barazoi Bale nga penalltia.

Më poshtë mund t’i shikoni rezultatet e 12’të takimeve të Evropa Ligës.