Luksemburgu ofron mbështetje për arsimin profesional

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla bashkë me Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Likaj, zhvilluan sot një takim virtual pune me të Ngarkuarën me Punë të Dukatit të Madh të Luksemburgut në Kosovë, znj. Natacha Gomes.
Ky takim u mbajt në kuadër të koordinimit ndër-institucional mbi marrëveshjet dypalëshe me Luksemburgun për investimin në arsimin profesional në Kosovë.
“Kjo marrëveshje do të jetë ndihmesë shumë e madhe për zhvillimin e arsimit profesional, si një prej prioriteteve kryesore të institucioneve të Kosovës, që ka të bëjë me profilizimin e kuadrove të reja, që ta gjejnë veten aty ku kanë talent e shkathtësi”, ka bërë të ditur ministria Jashtme dhe Diasporës.

Gjatë takimit Ministrja Haradinaj-Stublla shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut për shtet-ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës.