Kylie Jenner shfaqet joshëse me pozat e reja
Kylie dhe familja e saj kanë qenë duke udhëtuar në vende të ndryshme edhe gjatë pandemisë Covid-19.
Së fundmi ajo kishte zgjedhur të shkonte në liqenin Tahoe, aty ku solli një sërë imazhe atraktive, shkruan DailyMail.
Të tilla i ka publikuar në rrjetin social Instagram, ndërsa mori vëmendje të madhe të fansave, të cilët e mbështesin vazhdimisht.
23-vjeçarja pa dyshim që edhe këtë herë ishte e veshur plot stil, teksa vinte në pah tiparet e bujshme trupore.
Flokët dhe makijazhin i pati në mënyrë më të thjeshtë, duke e bërë që të duket sa më natyrale.
Sidoqoftë, ajo ka qenë duke ndarë fotografi edhe nga dekorimet që ka bërë për festat e fundvitit.