75 Mall Live Search
11:23 / E Premte, 04 Dhjetor 2020 / OSH

Hykmete Bajrami e mposht Covidin: Kam pasur probleme shëndetësore, sot do të marr pjesë në seancën e Kuvendit

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka njoftuar se është shëruar nga Covidi-19. Ajo ka bërë të ditur se ka pasur probleme shëndetësore, por që i ka kaluar pas trajtimit nga mjekët e Invektivit.

Bajrami ka bërë të ditur se do të marrë pjesë sot në seancën ku do të hidhet në votim Projektligji për rimëkëmbje ekonomike.

“Jam shëruar nga COVIDI-19. Kam pasur disa probleme shëndetësore dhe jam trajtuar nga mjekët e jashtëzakonshëm të Klinikës Infektive. I falënderoj gjithë mjekët që janë kujdesur për mua dhe që kujdesen për çdo ditë për qytetarët e republikës.

Sot do të vazhdoj aktivitetin politik. Do të jem në seancën ku do të votohet Projektligji për rimëkëmbje ekonomike. Ligjet me rëndësi për jetën e gjithë qytetarëve duhet të na bashkojnë të gjithëve. E falënderoj secilën deputete dhe secilin deputet për votën që do ta japin sot”, ka bërë të ditur ministrja Bajrami./Indeksonline/