Vieira shkarkohet nga detyra e trajnerit
Patrick Vieira është shkarkuar nga posti i trajnerit te Nice, pas qëndrimit dy vite e gjysmë te ekipi francez.
Kriza e rezultateve pozitive sidomos seria e fundit prej 5 humbjeve në 5 ndeshjet e fundit kanë shtyrë bordin e klubit që të marrë këtë vendim.
44 vjeçari ka pasur kontratë deri në fund të këtij sezoni.
Nice ka qenë klubi i dytë që legjenda e Arsenalit ka udhëhequr si trajner.
Ai kishte filluar këtë profesion në SHBA te New York City.
/Indeksonline/