75 Mall Live Search
13:56 / E Premte, 04 Dhjetor 2020 / OSH

Vjosa Osmani rikthehet nga izolimi me një përplasje në Kuvend

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila u rikthye pas izolimit pasi ishte e infektuar me koronavirusin është përplasur me ministren e Financave, Hykmete Bajrami.

Kjo përplasje u bë në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet në Kuvendin e Kosovës për votimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.

“Ju mund t’i interpretoni punët tuaja, por rregulloren e Kuvendit e interpretoj unë”, ju drejtua Osmani-Bajramit.