75 Mall Live Search
16:22 / E Premte, 04 Dhjetor 2020 / Blerim

Stadiumi i Napolit nuk do të emërohet “MARADONA”!

Stadiumi i Napolit nuk do të emërohet me emër tjetër, e as me emrin e legjendës, Diego Maradona.

Thuhet se priftërinjët në Napoli kanë kërkuar që stadium i aktual i Napolit të mos emërohet me emrin e Diego Maradonës, shkruan IndeksOnline

Maradona u nda nga jeta dy javë më parë, pasi nuk arrit t’i bënte ballë një sulmi në zemër.

Por, sipas II Mattino, Salvatore Giuliano, famullitar i bazilikës së San Giovanni Maggiore, ka shkruar një kërkesë të qartë.

“San Paolo të mbetet i Shenjtit që na solli Jezusin. Ndiej me përulësi përgjegjesinë e madh që t’jua them”, tha ai.

Pra, pas vdekjes së Maradonës kishte zëra se stadium i Napolit “San Paolo” të emërohej me emrin e legjendës Maradona.