75 Mall Live Search
00:00 / E Shtunë, 05 Dhjetor 2020 / Blerim

Rita ia pa sherrin ditëlindjes, e bllokojnë në mediet britanike

Ajo e festoi ditëlindjen, madje, ka qenë shumë e emocionuar për këtë gjë.

Duke qenë se i kishte 30 të ftuar kishte thyer rregullat e bllokimit në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan Indeksonline.

Përveç gjobës që ajo pagoi, ajo tani po përballet edhe me zhgënjimin dhe acarimin e fansave të saj për këtë neglizhencë që vë në rrezik shëndetin e njërzve.

Tani muzika e Rita Orës është ndaluar nga një radio-stacion lokal në Exeter, pasi ajo theu rregullat e bllokimit.

Pas incidentit, prezantuesi i emisionit të mëngjesit në Radio Exe, Ben Clark njoftoi se ai po e vendoste në listën e zezë 30-vjeçaren.