75 Mall Live Search
08:39 / E Shtunë, 05 Dhjetor 2020 / Blerim

Sot dy takime të forta në Superligën e Kosovës në futboll

Sot me fillim nga ora 13:00, do të zhvillohen dy ndeshje të forta në kaudër të Superligës së Kosovës në futboll.

Arbëria e pret Drenicën në shtëpi e Gjilani luan ndaj Trepçës’89 si mysafir, takime këto që i takojnë xhiros së 16’të në Superligë, shkruan IndeksOnline

Në takimin e parë Drenica dhe Arbëria luftojnë për pozitën e pestë, pasi skuadra e Arbnor Morinës ka 17’të pikë dhe ndodhet në pozitën e shtatë e Drenica merr vendin e gjashtë me 18 pikë të grumbulluara.

Ndërsa në takimin tjetër gjilanasit ndodhën në vendin e katër me 23 pikë e ‘zejtarët’ janë fare poshtë, ku aktualisht mbajnë pozitën e 8’të me vetëm 17 pikë.

Kujtojmë se IndeksOnline në bashkpunim me “Artmotion” do t’ju mbajnë të informuar për çdo risi nga këto duele, duke përfshirë formacionet dhe golat me video.