75 Mall Live Search
10:12 / E Shtunë, 05 Dhjetor 2020 / A. M.

Grabitje e armatosur te “Bill Klintoni” në Prishtinë, merret një shumë parash në një lokal!

Raportohet se sot rreth orës 9:00, ka ndodhur një grabitje në rrugën Bill Klinton në Prishtinë.

Indeksonline mëson se grabitja ka ndodhur në një filiale të një kompanie për shërbime të shpejta të  transferimit të parave dhe shërbimeve të pagesave.

Mësohet se me të marrë informacionin, forcat e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Dyshohet që një person i  dyshuar i armatosur nën kërcënimin e armës  ka grabitur nga aty një shumë të parave.

Rastin në fjalë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Aktualisht ka filluar ndërmarrja e veprimeve të nevojshme me fokus zbardhjen e rastit dhe identifikimin e të dyshuarve të mundshëm”, ka deklaruar Flora Ahmeti, zëdhënëse për rajonin e Prishtinës-PK-së. /Indeksonline/