75 Mall Live Search
10:55 / E Shtunë, 05 Dhjetor 2020 / Blerim

Ndeshjet e Premierligës sot fillojnë me tifozë në tribuna

Pas më shumë se nëntë muaj pauzë shkaku i pandemisë Covid-19, tifozët e Premieligës rikthehen përsëri në stadiume.

Në programin e sotëm të Premierligës do të zhvillohen gjithsej katër ndeshje, ku secila skuadër do të ketë tifozët e saj në stadium, por me numër të limituar, shkruan IndeksOnline

Tashmë është zhvilluar një ndeshje me tifozë, dhe ajo ishte ndërmjet Arsenalit dhe Rapid Vienna në kuadër të fazës së grupeve në Evropa Ligë, ku ishin të pranishëm rreth 2 mijë tifozë.