Mercedes “pushton” vijën e parë të nisjes edhe pa Hamilton

Edhe pse Lewis Hamilton mungon në Çmimin e Madh të Sakhirit për shkak të Covid-19, sërish do të jenë dy makina Mercedes ato që do të nisen nga vendi i parë dhe i dytë në garën e nesërme.
Valtteri Bottas regjistroi kohën më të shpejtë në provat zyrtare, me zëvendësuesin e Hamilton, britanikun George Russell, menjëherë pas tij.
Max Verstappen (Red Bull) do ta nisë garën nga vendi i tretë, ndërsa Charles Leclerc ishte surpriza e ditës, duke renditur një makinë Ferrari në vendin e katërt në kualifikuese.
Valtteri Bottas will start Sunday’s race on pole! @GeorgeRussell63 joins the Finn on the front row with Max Verstappen taking third #SakhirGP ?? #F1 pic.twitter.com/cHWZWEoSed
— Formula 1 (@F1) December 5, 2020