Pamje: Shtohen forcat policore në lagjen Dardania, në Prishtinë

Rreth orës 12:00 të ditës së sotme, ka ndodhur një vrasje në lagjen Dardania në Prishtinë.
Ende nuk dihen motivet e vrasjes, por Policia e Kosovës e ka konfirmuar se viktima është shtetas turk, shkruan IndeksOnline
Në vendin e ngjarjes shihen forca të shtuara të Policisë të Kosovës që e kanë bllokuar rrugën, “Bashkim Fehmiu” në Prishtinë.

