Policia bastisë banesën e dorasit të vrasjes në Prishtinë, nuk e gjejnë aty

Policia e Kosovës ka kryer një operacion bastisjeje në banesën e të dyshuarit që kreu vrasjen sot në lagjen Dardania në Prishtinë, por i njëjti nuk është gjetur aty, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai ka thënë se ndërkohë që është bërë edhe gjurmimi dhe kërkimi për prova dhe evidenca të cilat ndërlidhen me rastin në një perimetër më të gjerë të hapësirës ku ka ndodhur ngjarja.
“Pak më tutje nga vendi i ngjarjes, rreth100- 150 metra nga aty, në një kosh plehrash, policia ka gjetur dhe sekuestruar një revole e cila dyshohet te jete arma e përdorur nga i dyshuari”, ka thënë Borovci.