Pioli me rekord te Milani, nuk e kishte bërë asnjë trajner më parë

Stefano Pioli e ka rikthyer një Milan krejtë ndryshe duke treguar vazhdimësi në ndeshjet pozitive që po bën.
Në xhiron e dhjetë, Milan ka marrë tri pikë të arta në udhëtim, duke e mposhtur 2-1 Sampdorian.
Kjo është ndeshja e 30 me radhë në Serie A që Milan shënon të paktën një gol, diçka që nuk e kishin arritur asnjëherë më parë në histori Kuqezinjtë.
Ky rekord tregon se çfarë ekipi ka ndërtuar Pioli dhe se seriozisht, është kandidati numër një për titull. /IndeksOnline/