75 Mall Live Search
07:51 / E Hënë, 07 Dhjetor 2020 / C E

Shpejtim Bulliqi sot merr detyrën e kryetarit të Podujevës

Shpejtim Bulliqi gjatë ditës së sotme do të betohet si kryetar i Komunës së Podujevës.

Fituesi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme do të merr zyrtarisht postin e të parit të komunës, shkruan Indeksonline.

Kryesuesi i Kuvendit të Podujevës, ka thirrur për sot mbledhje solemne prej orës 10:00, ku në rend të ditës janë betimi i kryetari të zgjedhur Shpejtim Bulliqi dhe më pas edhe fjalimi i tij i parë në këtë pozitë para asamblistëve të Podujevës.

Kujtojmë se Bulliqi i cili ishte kandidat i Vetëvendosjes, fitoi zgjedhjet e 29 nëntorit në Podujevë, duke e rrëzuar nga pushteti 20 vjeçar LDK-në. /IndeksOnline/