75 Mall Live Search
09:00 / E Hënë, 07 Dhjetor 2020 / C E

Kosova sot mëson kundërshtarët e eliminatorëve për Kupën e Botës “Katar 2022”

Sot, në Cyrih të Zvicrës hidhet shorti i grupeve për eliminatorët e Kupës së Botës, “Katari 2022”.

Kosova pritet të ketë një grup të vështirë pasi që gjendet në vazon e pestë dhe do të ketë kundërshtar katër skuadra më të forta.

Shqipëria është në vazon e katërt në këtë short.

Në këto eliminatore, do të jenë 10 grupe, ku pesë nga to janë me gjashtë skuadra derisa pesë të tjera me pesë skuadra.

Shorti do të hidhet në orën 18:00. /IndeksOnline/