75 Mall Live Search
10:06 / E Hënë, 07 Dhjetor 2020 / k.v

Grabitje e armatosur në Podujevë/ Punëtorit të marketit ja marrin paratë derisa po i dërgonte në bankë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në Podujevë.

Burimet e IndeksOnlinen brenda policisë kanë njoftuar se derisa menaxheri i një supermarketi po i dërgonte paratë në bankë, është grabitur nga dy persona të armatosur.

Policia me të pranuar informatën ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa të dyshuarit kanë ikur në drejtim të panjohur.

IndeksOnline do t’ju mbajë të informuar për rastin