75 Mall Live Search
10:42 / E Hënë, 07 Dhjetor 2020 / OSH

Arrestohet hajni në Ferizaj, po kryente vjedhje në këmbimore

Pas punës së suksesshme operative në terren, njësiti policor ka arritur që në flagrancë ta arrestonte personin e dyshuar duke kryer veprën penale vjedhje e rëndë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:55 minuta në Ferizaj, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” , ku i dyshuari, B.B. (m/ kosovar 33 vjeç) me forcë ka depërtuar në një këmbimore për të vjedhur dhe ai është arestuar në flagrancë nga polica.

Si prova materiale tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar:

1 Laptop
2 radiolidhje
2 smadhues
60 euro, 290 lek , 228 denar
6 telefona të ndryshëm
2 portofola
1 kaçavidë dhe 1 pal gërshërë

I dyshuari në prezencë të avokatit ka pranuar në tërësi veprën e kryer dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, rasti kalon në procedurë të rregullt.