Selimi në emër të Kosovës falënderon Eulexin për lokalizimin e varrezës masive në Kizhevak

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka takuar sot shefin e EULEX-it, ambasadorin Wigermark.
Ministri e ka falënderuar ambasadorin për ndihmën që ka ofruar EULEX-i për lokalizimin e varrezës masive, në Kizhevak.
“Takim i rregullt me shefin e EULEX-it, ambasadorin Lars Gunnar Wigemark, në funksion të forcimit të kapaciteteve të Ministrisë së Drejtësisë përmes ekspertizës dhe këshillëdhënies së vazhdueshme të këtij misioni për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.
Ambasadorin Wigemark e falënderova për ndihmën që ka ofruar EULEX-i për lokalizimin e varrezës masive në Kizhevak, bashkëpunimin konstruktiv në një sërë nismash legjislative dhe mbështetjen e madhe në fushatën kundër dhunës në familje”, shkruan Selimi në njoftim./Indeksonline/