75 Mall Live Search
16:24 / E Hënë, 07 Dhjetor 2020 / OSH

56 vdekje të reja nga Covid-19 në Serbi, mbi 6 mijë të infektuar

Serbia ka regjistruar 56 vdekje të reja nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 6 mijë e 557 persona, nga rreth 15 mijë testimet e kryera.

Aktualisht, siç raportojnë mediat serbe, mbi 8 mijë pacientë me Covid-19 janë të shtrirë në spitale.

Që nga fillimi i pandemisë, Serbia ka regjistruar dy mijë e pesë vdekje.