75 Mall Live Search
16:25 / E Hënë, 07 Dhjetor 2020 / Blerim

Shqipëri: 17 të vdekur dhe 695 raste të reja

Në 24-orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 17 humbje jete nga koronavirusi dhe 695 raste të reja. Ndërkohë që 563 janë persona të shëruar, që llogariten në mënyrë automatike nga Ministria e Shëndetësisë, 14 ditë nga momenti që janë infektuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve humbën jetën: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Përmeti, 2 qytetare nga Fieri, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Prrenjasi, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Shijaku, të moshave 58-79 vjeç.

Në 24-orët e fundit janë shëruar 563 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 22.180 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet “COVID”, po trajtohen 463 pacientë, 37 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar.