“Myzhde” për qytetarët e Lipjanit, Wi-Fi falas në qytet

Qytetarët e Lipjanit nga sot do të kenë Free Wi Fi në sheshin “Adem Jashari” dhe në parqet e qytetit.
Nga sot qytetarët që frekuentojnë këto vende do të mund të lidhen në internet falas, transmeton Indeksonline.

Lajmin e ka kumtuar kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, përmes një postimi në Facebook.
“Në sheshin “Adem Jashari” dhe në parqet e qytetit është lëshuar në funksion “Free Wi-Fi” për të gjithë qytetarët të cilët frekuentojnë këto vende”, ka shkruar Ahmeti./Indeksonline/
Në sheshin “Adem Jashari” dhe në parqet e qytetit është lëshuar në funksion Free Wi-Fi për të gjithë qytetarët të cilët frekuentojnë këto vende. ?
Posted by Imri Ahmeti on Monday, December 7, 2020