Bëhet gati për ‘fluturim’, vozitje e çmendur në magjistralen Prishtinë-Pejë, deri në 160 km/h

Rastet kur qytetarët vozisin pa ndonjë kontroll dhe me shpejtësi të lartë nëpër rrugët e Kosovës, nuk janë të pakta.
IndeksOnline disa herë ka raportuar për vozitjet e “çmenduara” nëpër rrugët e Kosovës, ku kalohet shpejtësia e lejuar.
Një e tillë ka ndodhur edhe gjatë ditës së sotme në magjistralen Prishtinë-Pejë, më saktësisht në fshatin Dollc.
Në video mund të shihni se si një qytetarë vozitë deri në 160 kilometra në orë, dhe po ashtu tejkalon çdo veturë që i del përpara.