75 Mall Live Search
18:26 / E Hënë, 07 Dhjetor 2020 / Blerim

Nxënësit e kësaj shkolle në Prishtinë duke mësuar me qirinjë

Ky vit ishte tejet sfidues dhe i rëndë për qytetarët e vendit tonë, ashtu si edhe në shumë vende të botës.

Pandemia COVID-19, preku edhe fëmijët, teksa të njëtit u detyruan në mënyra të ndryshme ta zhvillojnë procesin mësor, i cili u mbajtë në distancë për javë të tëra.

Por, rikthimi në bankat shkollore, me maska e masa anti-COVID, ishte diçka e panjohur, por që nisën të stabilizohen.

Ani pse në kushte pandemie, nxënësit sot u ballafaquan edhe me një problematikë tjetër, terrin.

Një lexues ka dërguar në adresë të IndeksOnline një fotografi, i cili thotë se nxënësit e shkollës “Dardania”, në Prishtinë po mësojnë me qirinjë, kjo në mungesë të rrymës elektrike.