Loredanës mos ia kërkoni numrin e telefonit

Këngëtarja Loredana Zefi është shumë aktive në rrjetet sociale.
Ajo së fundmi hodhi një imazh në Instagram ku shihet se pozoi para pasqyrës dhe kishte veshur një xhemper shumë të trashë, shkruan Indeksonline.
“Mos e kërkoni numrin tim të telefonit” shkroi ajo, duke mos treguar saktë se kujt po i thotë.
Kujtojmë që Lori të enjten do e lansojë një bashkëpunim të ri dhe po punon në albumin e ri, të cilin e ka quajtur ‘Medusa’./Indeksonline/