Pamje/ Shoferi me Audi A3 në trakë të kundërt duke ikur, policia në ndjekje të tij

Njësitet e policisë janë në çdo cep të territorit të Republikës së Kosovës për të mbajtur rend dhe rregull, për sigurinë e qytetarit.
Por, për ata që kryejnë vepra penale, ata janë të pakompromis.
Një person madje, tentoi t’u ikte atyre, por ata u vunë në ndjekje të tij.
IndeksOnline sjell pamje, se si një porson që është në veturën e tipit “Audi” A3, ngiste me shpejtësi, derisa policia i vihet prapa.
Madje shoferi i “Audisë”, ngiste në anën e kundërt të rrugës.
Rasti ka ndodhur në aksin rrugor Prishtinë-Ferizaj./IndeksOnline