75 Mall Live Search
20:15 / E Hënë, 07 Dhjetor 2020 / Blerim

Goma e rimorkios godet një 17 vjeçare në Magurë të Lipjanit

Një aksident i çuditshëm ka ndodhur sot pasdite në fshatin Magure të Lipjanit. Një rimorkio përderisa ka qenë duke e tërhequr një pikup, i del goma nga vendi dhe ka goditur një këmbësore 17 vjeçare.

“Rreth orës 14:40 në fshatin Magurë, është  lënduar një këmbësor, femër 17 vjeçare, si pasojë e gomës së rimorkios së lehtë, e ndarë nga rimorkio dhe ka goditur këmbësoren. Rimorkio e lehtë ka qenë duke e tërhequr një automjet  pikup ngjyrë të verdhë”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.