75 Mall Live Search
21:41 / E Hënë, 07 Dhjetor 2020 / OSH

Hoti për orarin mësimor: Kam kërkuar që orët të mos mbahen nga 30 minuta, por nga 45 minuta

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti beson se duhet të rriten minutat në orët mësimore pasi që në shumë shkolla mësimi është zhvilluar online për shkak të rasteve që janë paraqitur.

“Kam kërkuar që orët të mos mbahen nga 30 minuta, por nga 45 minuta”, u shprehë Hoti në T7 duke shtuar se ka kërkuar nga komunat që të intensifikojnë punët për të përmbyllur gjysmë-vjetorin në bazë të plan programit.

Në shumë shkolla janë paraqitur raste me koronavirus dhe për shkak të kësaj, për së paku dy javë, nxënësit janë detyruar të zhvillojnë mësim online. /Indeksonline/