Problemi Kosovë-Spanjë, hendbollistët kosovarë ishin paraqitur me flamurin shtetëror kundër spanjollëve vitin e kaluar

Gjatë ditës së djeshme u hodh shorti për kualifikime në Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
“Dardanët” në grup do ta ketë Spanjën, që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, transmeton Indeksonline.
Mediumi spanjoll “El Pais” mbrëmë raportoj se Federata Spanjolle e Futbollit po tenton ta bind FIFA-në që Kosova të mos paraqitet me flamur të saj dhe të mos intonohet himni zyrtar. Ata po dëshirojnë që “Dardanët” të paraqiten nën flamurin e FIFA-s.
Por, vitin e kaluar hendbollistët u21 të Kosovës ishin paraqitur në Spanjë me flamur të Kosovës dhe para ndeshjes ishte intonuar himni zyrtar.
Prandaj, nuk pritet që FIFA të aprovoj këtë kërkesë absurde të Federatës Spanjolle./Indeksonline/