75 Mall Live Search
09:02 / E Martë, 08 Dhjetor 2020 / OSH

Këngëtarja e njohur amerikane plagos në dhomën e hotelit partnerin e saj

Këngëtarja e R&B Ann Marie është arrestuar në Atlanta. Këngëtarja amerikane dyshohet se kishte plagosur me armë zjarri një mashkull me të cilin ndodhej në dhomën e hotelit.

Policët e Atlantas, thonë se ata morën një telefonatë në InterContinental në Buckhead, më 1 dhjetor.

Kur kanë shkuar në vendin e ngjarjes kanë parë një person të shtrirë në dysheme dhe me një plumb në kokë.

24-vjeçari Jonathon Wright, kishte humbur shumë gjak, por kishte vetëdije. Gjendja e tij më pas është përkeqësuar.

Policët thonë se gjetën 2 gëzhoja brenda dhomës së hotelit dhe 2 predha. Ann Marie është arrestuar dhe po hetohet për sulmin vdekjeprurës./Indeksonline/