75 Mall Live Search
10:09 / E Martë, 08 Dhjetor 2020 / OSH

Pele në ankth, Messi sonte mund të thyej rekordin historik

Sonte nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja e madhe mes Barcelonës dhe Juventusit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Për Lionel Messin kjo ndeshje ka rëndësi të madhe, pasi mund të thyej një rekord të madh, transmeton Indeksonline.

Argjentinasi është 2 gola larg rekordi të Peles, për më së shumti gola për një ekip.

Messi ka 641 gola me fanellën e Barcelonës, kurse Pele kishte shënuar 643 gola për Santosin.

Nëse kapiteni i Barcelonës shënon “hat-trick” bëhet futbollisti me më së shumti gola në histori për një klub. /Indeksonline/