11 vjeçari autik me kujtesë të mahnitshme fotografike, këto janë vizatimet e tij të pabesueshme!

Artisti i talentuar Alex Baker, 11 vjeç, krijon fotografi të ndërlikuara të qyteteve të ndryshme, të cilat janë përsosmërisht në perspektivë.
Alexi, i cili është autik, ka vizatuar që kur ishte vetëm dy vjeç dhe kujtesa e tij fotografike do të thotë se ai mund të kopjojë vendet pasi t’i vizitojë ato ose t’i shohë në libra vetëm një herë.

Vizatimet e tij të pabesueshme përfshijnë horizontin e Manhattanit në New York, me rrokaqiejt e tij të tmerrshëm, si edhe një pamje të Parlamentit dhe Big Benit në Londër, shkruan “Daily Mail”, transmeton IndeksOnline.

Alexi, gjithashtu ka vizatuar monumente të tjera të famshme të Londrës, të tilla si Tower Bridge, me ndërtesën Gherkin në sfond dhe Canary Wharf.





