75 Mall Live Search
12:00 / E Martë, 08 Dhjetor 2020 / OSH

Hoti tregon se kur pritet të takohet me partitë politike për postin e Presidentit të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka më shumë se një muaj që ka përmendur mbajtjen e një tryeze me të gjitha partitë politike, për çështjen e presidentit.

Hoti ka thënë se pret që ditët në vazhdim të zhvillohet një takim mes subjekteve politike në vend, ku do të diskutohet lidhur me këtë çështje.

“Sa i përket kësaj tryezës, po pres që të dakordohemi që të caktojmë datën, sepse ende s’është caktuar kjo datë. Presim që ditët e ardhshme pasi s’është çështje urgjente”, theksoi Hoti.

Ndryshe pasi që Hashim Thaçi dha dorëheqje nga posti i presidentit, është Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani e cila është vendosur në ushtruesen e detyrës së Presidentes së Kosovës.

Mandati i presidentit të vendit pritet të përfundojë në prill, teksa nuk dihet se kush do të jetë në krye të këtij institucioni më pas.