75 Mall Live Search
13:46 / E Martë, 08 Dhjetor 2020 / OSH

Spitalet thonë që s’ka oksigjen mjaftueshëm, QKUK thotë se furnizimi po bëhet me kohë

Orëve të fundit është raportuar në media se në disa spitale të Kosovës ka mungesë oksigjeni për pacientët që po trajtohen nga Covidi-19.

Lidhur me këtë, SHSKUK-ja ka dhënë një sqarim të paqartë. Në komunikatë thuhet se numri i pacientëve po rritet, por sipas tyre furnizimi po bëhet me kohë.

“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se për shkak të rritjes së numrit të pacientëve të shtruar në spital, ka pasur kërkesa në rritje për furnizim me oksigjen dhe institucionet shëndetësore vazhdojnë të furnizohen konform kërkesave dhe nevojave.

Lidhur me trajtimin e pacientëve, mjekët janë profesionistë dhe kanë kompetenca të plota të vendosin se në cilin stad pacientët transferohen për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si institucioni i vetëm terciar shëndetësor në vend”, thuhet në njoftimin e QKUK-së./Indeksonline/