Hidhet shorti i Kupës së Kosovës, na presin duele interesante

Shorti për Kupën e Kosovës është hedhur sot.
Skuadrat e Superligës së Kosovës, do të kenë kundërshtarë të lehtë në letër, transmeton Indeksonline.
Kampioni aktual i Kupës së Kosovës, Prishtina do të ketë punë me Kosovën e Prishtinës.
Drita, kampioni i Superligës, do të luajë kundër Trepçës, ndërsa Ballkani do të jetë mysafir i Dardanës.
Gjilani do të ketë punë me KEK-un, kurse Feronikeli me Prizrenin. Arbëria do të jetë mysafire e Ramiz Sadikut.
Trepça 89 do të përballet me rivalin e vjetër, Vëllaznimin e Gjakovës. Llapi do të jetë kundërshtar i Onixit. Besa do të ketë punë me rivalin lokal, Istogu. Drenica do të jetë mysafir i Vushtrrisë.
Të gjitha ndeshjet do të luhen më 16 dhe 17 dhjetor të këtij viti.
Shorti i plotë si vijon:
