75 Mall Live Search
14:47 / E Martë, 08 Dhjetor 2020 / OSH

Pas 161 ditësh, rikthehet në skuadër ylli i Barcelonës

Klubi i Barcelonës ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen kundër Juventusit.

Në listën e të ftuarve, pas 161 ditësh, gjendet emri i mbrojtësit francez, Samuel Umtiti, transmeton Indeksonline.

Problemet me lëndime të shumta kanë bërë që Umtiti të mos jetë i gatshëm për klubin katalunas.

Megjithatë, nuk pritet që sonte Umtiti të luajë nga minuta e parë, por me gjasë mund të ketë minuta në pjesën e dytë.

Përveç Ansu Fatit, Ousmane Dembeles dhe Gerrard Piques, asnjë futbollist tjetër nuk mungon te Barcelona për sonte./Indeksonline/