Kjo është mosha e 17 të vdekurve brenda 24 orëve nga Covid

IKSHPK-ja sapo ka publikuar raportin e 24-orëve të fundit në lidhje me rastet e fundit me Covid-19, të shëruarit dhe të vdekurit gjatë kësaj periudhe, transmeton IndeksOnline.
Siç bëhet e ditur janë 17 persona, që nuk kanë mundur t’i bënin ballë këtij virusi.
Ndërsa mosha e tyre është nga 49 vjeç e deri në 91 vjeç.
Pjesë nga raporti:
Brenda 24-orëve janë raportuar 17 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitivë. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (67, 59, 49 vjeç), Prishtinë 2 raste (81, 77 vjeç), Gjakovë 2 raste (77, 74 vjeç), Rahovec 2 raste (65, 63 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast ( 64 vjeç), Pejë 1 rast (59 vjeç), Dragash 1 rast (91 vjeç), Viti 1 rast (87 vjeç), Malishevë 1 rast (82 vjeç), Deçan 1 rast (60 vjeç), Gjilan 1 rast (68 vjeç), Vushtrri 1 rast (61 vjeç).