75 Mall Live Search
15:22 / E Martë, 08 Dhjetor 2020 / OSH

Kërcënuan një person në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, policia arreston dy persona të armatosur

Policia e Kosovës ka marrë sot një informacion se në orën 11:00 në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, një qytetar nga vetura e tipit “Audi” kishte kërcënuar një person dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Mirëpo të menjëhershëm ishin reagimet e Policisë së Kosovës. Policët i janë vënë në ndjekje të dyshuarit dhe shpejt kanë bërë lokalizimin e veturës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinë, Agron Borovci, ka konfirmuar këtë lajm për IndeksOnlinem, duke treguar kështu detaje.

“Kësisoj vetëm pak minuta më vonë policia ka arritur që në hyrje të Prishtinës ta ndalonet veturën e dyshuar si dhe të arrestonte dy të dyshuarit ; A.  D, 33 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe  N. B, 41 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës”, tha ai.

Ai ka treguar se personave në fjalë pas kontrollit të detajuar u janë gjetur dhe sekuestruar, një revole të tipit STEYR, L9-A1 ,  një karikator dhe  tridhjetë e dy copë fishekë.

“Policia bashkërisht me Prokurorin e Shtetit kanë bashkërenduar veprimet hetimore me qëllim të ndriçimit të rrethanave të rastit, për të proceduar edhe më tej ata”, ka shtuar ai./IndeksOnline